Sulmet në Moskë, reagon Kremlini: Agresorët nuk janë shtetas rusë
![Sulmet në Moskë, reagon Kremlini: Agresorët nuk janë shtetas rusë](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/03/Capture-268.jpg)
Qeveria e Rusisë ka deklaruar se katër personat e dyshuar për sulmin e djeshëm në Moskë nuk janë shtetas rusë.
“Ata janë të gjithë shtetas të huaj”, ka thënë Ministria e Brendshme ruse të shtunën.
Sipas mediave ruse, të dyshuarit janë shtetas të Taxhikistanit. Deputeti rus Alexander Khinshtein ka thënë se atyre u janë gjetur pasaportat në veturën e arratisjes.
Ministria e Jashtme e Taxhikistanit mohoi përfshirjen e qytetarëve të saj në sulm.