Sulmet izraelite vrasin 1 person dhe plagosin 2 në Libanin jugor, goditen periferitë e Bejrutit

Sulmet izraelite vrasin 1 person dhe plagosin 2 në Libanin jugor, goditen periferitë e Bejrutit

MARKETING

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet e Izraelit në jug të Libanit herët sot, ndërsa ushtria goditi gjithashtu periferitë jugore të kryeqytetit Bejrutit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se avionë izraelitë goditën një shtëpi në qytetin Ghandurije në agim, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë që u nxorën nga rrënojat. Ushtria izraelite gjithashtu rifilloi bombardimet e rënda me artileri ndaj qytetit Nakura në rrethin Tyre.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se ushtria ka sulmuar objektiva të Hezbollahut në Bejrut, ku sulmet ishin paraprirë nga paralajmërime për evakuim në shtatë lagje.

Sulmet janë pjesë e një fushate në zgjerim të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban.

Hezbollahu filloi të godiste objektiva ushtarake izraelite më 2 mars në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Libanit, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi të nëntorit 2024, dhe vrasjes së ish-Udhëheqësit Suprem Ali Hamenei në Teheran në fund të shkurtit.

Izraeli e zgjeroi fushatën po atë ditë me sulme ajrore ndaj periferive jugore dhe zonave në jug dhe lindje të Libanit.

Më 3 mars, Izraeli nisi një inkursion të kufizuar tokësor në jug të Libanit pasi kishte filluar një fushatë së bashku me Shtetet e Bashkuara kundër Iranit më 28 shkurt.

Një përshkallëzim më i gjerë rajonal ka shpërthyer që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, i cili sipas raportimeve ka shkaktuar rreth 1.300 viktima. Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.

MARKETING