Sulme të reja izraelite në Liban pavarësisht armëpushimit, të paktën 6 të vrarë

Sulme të reja izraelite në Liban pavarësisht armëpushimit, të paktën 6 të vrarë

Një valë e re sulmesh izraelite në Libanin jugor ka vrarë të paktën gjashtë persona që nga mëngjesi i sotëm, në mes të shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit nga Tel Avivi, transmeton Anadolu.

Duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë, agjencia libaneze shtetërore NNA tha se një sulm izraelit në qytetin Ain Baal në rrethin Tyre vrau një person dhe plagosi shtatë të tjerë, përfshirë tre gra.

Një tjetër sulm që shënjestroi një shtëpi në qytetin Louaizeh në rajonin Iqlim al-Tuffah vrau tre persona, thanw autoritetet, duke shtuar se një sulm tjetër ndaj një makine në rrugën Kfardjal-Nabatieh vrau dy të tjerë.

Ndërkohë, dy civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror që ndodhi “pak pas mesnatës mes të enjtes dhe të premtes”. Mes të plagosurve ishte edhe Hussein Ali Ahmad, kryetari i bashkisw Shoukin.

Sulmi shkatërroi disa ndërtesa banimi dhe shkaktoi dëme të mëdha në një lagje të tërë.

Në përgjigje të hakmarrjes së Hezbollahut ndaj luftës në Iran, Izraeli ka zhvilluar ofensivë në Liban që nga 2 marsi, duke vrarë më shumë se 2.600 persona dhe duke zhvendosur mbi 1.6 milionë.

Një armëpushim 10-ditor që filloi më 17 prill u zgjat më vonë deri më 17 maj, por Izraeli vazhdon ta shkelë atë çdo ditë përmes sulmeve ajrore dhe shkatërrimit të shtëpive.

Ai gjithashtu mban një të ashtuquajtur “zonë tampon” në Libanin jugor, duke thënë se është për të parandaluar sulmet nga Hezbollahu. Një armëpushim i mëparshëm ishte arritur në nëntor 2024.

MARKETING