Sulm rus në Kherson, një i vrarë dhe 12 të plagosur

Një raketë ruse goditi një lagje të qytetit Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore dje, të premten duke vrarë 1 person dhe duke plagosur 12 të tjerë duke përfshirë dy fëmijë, 2 dhe 15 vjeç njoftoi guvernatori i Dnipropetrovsk.
Guvernatori rajonal Serhiy Lysak poston foto në Telegram që tregojnë dëmtimin e ndërtesave të banimit dhe një ndërtese ku ka zyra biznesi.
Qyteti i Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është shënjestruar shumë herë nga forcat ruse që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.
“Në Ukrainën jugore, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën për shkak të bombardimeve ruse në Kherson, raportoi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin në një postim në platformën Telegram.
Në rajonin e Odessa, dronët rusë goditën portin e Chornomorsk, duke shkaktuar një ndërprerje të gjerë të energjisë në zonën e gjerë, sipas autoriteteve lokale.