Sulm amerikan ndaj anijes iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, 5 marinarë të zhdukur dhe 10 të plagosur

Sulm amerikan ndaj anijes iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, 5 marinarë të zhdukur dhe 10 të plagosur

Pesë marinarë u raportuan të zhdukur dhe 10 të tjerë u plagosën pasi një sulm amerikan goditi një anije mallrash iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit të Omanit të enjten vonë, sipas një zyrtari iranian, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Mohammad Radmehr, guvernator i qarkut Minab në Iranin jugor, tha se një anije mallrash civile që i përkiste banorëve të distriktit Kolahi në Minab u godit nga SHBA-të pranë rrugës ujore strategjike, sipas agjencisë së lajmeve Mehr të Iranit.

Anija mori flakë pasi u godit në ujërat pranë qarkut Minab, tha ai.

Radmehr tha se 15 marinarë ishin në bordin e anijes në kohën e incidentit.

“Marinarët e plagosur janë transferuar në spital, ndërsa grupet lokale dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të përcaktojnë fatin e marinarëve të mbetur”, shtoi ai.

Zyrtari iranian e përshkroi shënjestrimin e anijeve tregtare si një shenjë të asaj që ai e quajti “dëshpërim” të armikut.

Incidenti ndodhi disa ditë pasi media iraniane raportoi se forcat detare amerikane shënjestruan atë që Uashingtoni e përshkroi si anije raketore të Gardës Revolucionare Islamike në Ngushticën e Hormuzit. Mediat iraniane më vonë pohuan se anijet ishin anije civile peshkimi dhe mallrash.

MARKETING