Sulejmani për rastin “Epstein”: Fokusimi vetëm te perversiteti çon në relativizim të problemit

Sulejmani për rastin “Epstein”: Fokusimi vetëm te perversiteti çon në relativizim të problemit

Analisti dhe profesori universitar Rizvan Sulejmani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, foli për rastin “Epstein”, i cili javën e fundit është rikthyer si temë aktuale dhe me interes të shtuar në lajmet ndërkombëtare.

Duke komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me këtë rast, Sulejmani theksoi se dhunimet, abuzimet, trafikimet dhe elemente të tjera të rënda, përfshirë edhe forma ekstreme të perversitetit, shpesh trajtohen më shumë si ritual sesa si thelbi i problemit.

“Kjo që lidhet me ‘Epstein’ – dhunimet, abuzimet, trafikimet dhe elemente të tjera që përfshijnë edhe kanibalizëm apo forma të tjera perversiteti – për mua më tepër janë ritual, sesa esencë. Në debatet publike harxhohet më shumë energji në ritualin, sesa në thelbin e problemit. Pse ndodhi kjo? A mund të ndodhë kjo?”, deklaroi Sulejmani.

Ai shtoi se analiza mbetet e cunguar nëse diskutohet vetëm për aspektet sensacionale të rastit, duke paralajmëruar se një qasje e tillë krijon hapësirë për relativizimin e situatës.

“Nëse ndalemi vetëm në këtë pjesë, analiza është e çaltë. Ata që fokusohen vetëm në këtë aspekt kanë për qëllim relativizimin e situatës dhe tendencën që ajo që nuk është normale të paraqitet si normale”, u shpreh Sulejmani. /SHENJA/

MARKETING