Sulejmani: Nuk pritet përgjegjësi penale për personat e përfshirë në rastin “Epstein”

Sulejmani: Nuk pritet përgjegjësi penale për personat e përfshirë në rastin “Epstein”

Analisti dhe profesori universitar Rizvan Sulejmani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se nuk është e pritshme që personat e përfshirë në rastin “Epstein” të përballen me përgjegjësi penale.

“Nuk jam i bindur se do të ketë përgjegjësi penale për të akuzuarit në rastin ‘Epstein’. Maksimumi që mund të ketë do të jetë përgjegjësi morale. Arsyeja është se materialet që publikohen nuk janë të mjaftueshme dhe nuk përbëjnë prova të sigurta për të ngritur një akuzë. Një akuzë penale duhet të bazohet në prova të verifikuara dhe të mjaftueshme. Të dhënat e publikuara janë vetëm pjesë, segmente të fragmentuara, dhe është e vështirë mbi bazën e tyre të ndërtohet një lëndë për akuzë dhe të ketë ndëshkim penal”, deklaroi Sulejmani.

Sipas tij, kjo nënkupton se përgjegjësia më e mundshme për personat e përfshirë në rast mbetet morale dhe publike, dhe jo ligjore. /SHENJA/

MARKETING