Sulejmani ngre dilema për kohën e aktualizimit të rastit “Epstein”
Analisti dhe profesori universitar Rizvan Sulejmani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ngriti dilema mbi kohën në të cilën u aktualizua rasti “Epstein”, duke e lidhur atë me zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare dhe mbajtjen e Forumit të Paqes.
Sulejmani shtroi pyetjen pse pikërisht në këtë periudhë u rikthye në vëmendje ky rast, duke theksuar se kjo përkon me formimin e grupit të ri të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe organizimin e Forumit të Paqes, për të cilin janë shprehur mendime se mund të shërbejë si një lloj zëvendësimi i Kombeve të Bashkuara ose si një goditje ndaj rendit aktual ndërkombëtar.
“Shtrohet pyetja pse tash ndodhi kjo, kur u formua grupi i ri i Trumpit dhe u mbajt Forumi i Paqes, ku u dha mendimi se ndoshta ky është zëvendësimi i Kombeve të Bashkuara, apo goditja e fundit e Shteteve të Bashkuara. A mund të asociojë kjo me këto zhvillime?”, A mund të asocojë në këtë? Është normal që Franca ta humb beneficionin e saj të ketë të drejtën e vetos. Siguria se as brendia e madhe nuk do të donte ta prishte rendin ekzistues botëror ose ta margjinalizojë fuqinë e saj”, deklaroi Sulejmani.
Sipas Sulejmanit, mbetet për t’u analizuar se cilat shtete përbëjnë këtë “klub të ri” dhe çfarë roli do të luajnë në skenën globale, duke e krahasuar këtë formim me një lloj versioni modern të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara.
“Këto zhvillime, për kohën në të cilën ndodhin, më asociojnë me një formë të re të shteteve të painkuadruara”, përfundoi ai. /SHENJA/

