Suhejl Muharrem ndahet me FC Shkupin
Kapiteni i FC Shkupit, Suhejl Muharrem, ka konfirmuar largimin e tij nga klubi përmes një mesazhi emocional drejtuar tifozëve dhe stafit. Muharrem thekson se ndihet krenar që ka qenë pjesë e një prej periudhave më të vështira të Shkupit, duke nënvizuar se kontributi i tij nuk ka qenë vetëm me gola dhe rekorde, por mbi të gjitha me sakrificë për klubin.
“Jam shumë krenar që isha pjesë e kohës më të vështirë në klub, që do të mbahem mend jo vetëm për gola dhe rekorde, por për atë që erdha të ndihmoj,” shkruan Muharrem, duke shtuar se largimi nuk është lamtumirë, por vetëm “mirupafshim”.
Suhejl Muharrem largohet si kapiten dhe një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës në vitet e fundit, me shpresën se një ditë do të rikthehet për të festuar tituj dhe suksese të reja.

