Suedi: tmerr nga aksidenti në një park argëtues

Suedi: tmerr nga aksidenti në një park argëtues

Momente tmerri u përjetuan në një park argëtimi në Stokholm, Suedi të dielën, kur një slitë doli nga shinat, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën shtatë të tjerë, përfshirë fëmijë.

Tre nga të plagosurit janë më të rëndë. Tre prej të plagosurve të tjerë janë fëmijë, por kanë lëndime të lehta.

Sipas Expressen, në momentin e aksidentit ndodheshin 14 persona në slitë.

Dëshmitarët okularë thanë se rrotat dolën nga kursi i tyre dhe slita doli nga shinat, duke bërë që të paktën dy persona të binin në tokë. Një person i tretë arriti të mbahej në momentin e fundit.
Vagoni, pasi doli nga shinat, filloi të rrëshqasë dhe më pas u rrëzua.

Një gazetare suedeze, e cila kishte vizituar parkun argëtues me familjen e saj dhe ndodhej pranë vendit të përplasjes, tha se dëgjoi një zhurmë metalike dhe vuri re se pista po dridhej në momentin e përplasjes.

Menjëherë në parkun e lojërave kanë mbërritur ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, të cilat për momentin mbeten të paqarta.


Parku argëtues Grona Lund, ku ndodhi aksidenti, ka një histori 140-vjeçare.

Slita me rul Jetline u inaugurua në vitin 1988 dhe u rinovua për herë të fundit në vitin 2000. Ajo funksionon në shina çeliku me një shpejtësi deri në 90 km në orë ndërsa arrin një lartësi deri në 30 metra mbi një gjatësi prej 800 metrash.

Ai transporton më shumë se një milion njerëz çdo vit, thotë parku argëtues në faqen e tij të internetit. /Tesheshi.com/

MARKETING