Suedi, qindra njerëz anuluan festimet e Vitit të Ri dhe mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës

Suedi, qindra njerëz anuluan festimet e Vitit të Ri dhe mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës

Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, qindra njerëz anuluan festimin e Vitit të Ri në shenjë solidariteti me popullin e Gazës dhe mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu.

Pavarësisht motit të ftohtë, protestuesit u mblodhën në sheshin “Segels Torg” me thirrjen e shumë organizatave joqeveritare në vend dhe në vend që të festonin Vitin e Ri, ata mbajtën zi për fëmijët dhe civilët e vrarë nga Izraeli.

Duke marshuar drejt parlamentit suedez, protestuesit mbajtën pankarta me mbishkrimet “Palestinë e lirë, Gaza e lirë”, “Stop gjenocidit” dhe “Bojkoto Izraelin”.

Protestuesit kërkuan ndalimin e menjëhershëm të sulmeve në Gaza dhe brohoritën me slogane të tilla si “Palestine e lirë”, “Fund okupimit” dhe “Izraeli vrasës”.

Duke reaguar ndaj mbështetjes së dhënë nga Suedia dhe SHBA-ja për Izraelin, protestuesit theksuan se të dy vendet janë bashkëpunëtorë në krimet e luftës të kryera nga Izraeli.

Në deklaratën e bërë në emër të grupit, thuhet se nata e Vitit të Ri nuk u festua për shkak të masakrës së Izraelit ndaj fëmijëve, grave dhe gazetarëve dhe përkundrazi, ata po përpiqen të mundësojnë dëgjimin e zërit të popullit palestinez.

Në deklaratë theksohet se më shumë se 20 mijë fëmijë janë vrarë nga Izraeli dhe trupat e disa prej fëmijëve janë mbajtur në thasë najloni.

MARKETING