Sudani njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës

Sudani njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Antalya e Turqisë ka bërë të ditur se shteti afrikan, Sudani e ka njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Osmani, përmes një postim në Facebook e ka shpërndarë një video ku shihet në takim me shefin e diplomacisë sudaneze, derisa njofton për njohjen e pavarësisë nga ky shtet.

“Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, u shpreh Osmani, transmeton Telegrafi.

Në një video përkrah ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, në Forumin e Diplomacisë në Antalya të Turqisë, Osmani tha se u njoftua nga ai për vendimin e presidentit të Sudanit për ta njohur Kosovën dhe për të lidhur marrëdhënie mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi dhe nder ta takoj ministrinë e Punëve të Jashtme të Sudanit. Në takimin tonë të parë, ai më ka njoftuar se presidenti i Sudanit ka njohur Republikën e Kosovës dhe se do të vendosim marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve tona”, ka thënë Osmani.

Tutje Osmani ka thënë se “Kjo nuk ishte vetëm njohje e republikës sonë, por edhe njohje e rrugëtimi të gjatë që të jemi të lirë, të pavarur dhe sovran”.

Ndryshe, Sudani është një ndër vendet e mëdha të Afrikës dhe ka rreth 45 milionë banorë.

Sudani është shteti i 119-të që njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje vjen o shumë kohë pasi një gjë të tillë e bëri edhe një shtet tjetër afrikan – Kenia.

MARKETING