Suat Shaqiri: Unë garantoj një Çashkë të bashkuar pa dallime

Suat Shaqiri: Unë garantoj një Çashkë të bashkuar pa dallime

Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” theksoi se ai është garancia e një komune që do të funksionojë në frymën e bashkëjetesës dhe unitetit, pa dallim fetar, kombëtar apo institucional.

Shaqiri bëri të ditur se përveç funksionit të tij si kryetar, fokusi kryesor mbetet përgjegjësia dhe mirëqenia e të gjithë qytetarëve, duke e përshkruar detyrën e tij si një rol që kërkon angazhim të plotë dhe respekt për diversitetin e komunitetit.

Ai shtoi se spekulimet rreth çështjeve të tepruara politike ose ideve si “Shqipëri e Madhe” nuk lidhen me punën e tij për komunitetin lokal. “Unë nuk jam pjesë e ekzagjerimeve, por jam i fokusuar në të përditshmen dhe në atë që është më e rëndësishme për qytetarët e Çashkës. Përgjegjësia ime është shumë e madhe dhe unë do të punoj që të gjithë të ndihen të përfshirë dhe të respektuar,” tha Shaqiri.

Kryetari nënvizoi gjithashtu rëndësinë e multifunksionalitetit të komunës, duke theksuar se Çashka do të zhvillohet duke bashkuar të gjitha komunitetet dhe duke promovuar një qasje gjithëpërfshirëse në administrimin lokal. /SHENJA/

 

MARKETING