Suad Sahiti: Ndjehem i lumtur, Shkupi ka tifozeri të zjarrtë

Suad Sahiti: Ndjehem i lumtur, Shkupi ka tifozeri të zjarrtë

Suad Sahiti përfundimisht është zyrtarizuar sot te FC Shkupi. 28 vjeçari ka firmosur kontratë një vjeçare me skuadrën nga Çairi me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër dhe është prezantuar për mediat.

“Ndjehem i lumtur që jam pjesë e Shkupit, e di që kanë tifozeri të zjarrtë dhe në këto vitet e fundit është një klub shumë mirë i organizuar dhe në nivel shumë të lartë, besoj se me ekipin që e kemi në fund të kampionatit të gjithë së bashku të jemi të lumtur dhe të festojmë titullin kampion”, ka thënë Suad Sahiti pas prezantimit.

Kampionati vendor për Suad Sahitin është i njohur, pasi kosovari më herët kishte luajtur për Rabotniçkin, ndërsa ka qenë edhe pjesë e klubeve si Skendërbeu, AEL-i, Septemvri, Vislla Ploku dhe Shibeniku.

MARKETING