Stuhi shiu dhe ere në Kaliforni, amerikanët nuk gjejnë paqe nga moti i keq
Stuhia e fundit në Paqësor shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në Kaliforni të martën, vetëm një një ditë pasi rreziku i shtuar i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut shkaktoi mijëra evakuime dhe solli ndërprerje të energjisë elektrike.
“Për shkak se ka male të larta, kur bie shumë intensiteti i ujit që rrjedh poshtë është shumë i lartë, bëhet një situatë tepër me rrezik, por ky është çmimi që na duhet të paguajmë për të jetuar në nëj zonë kaq të bukur“, u shpreh Daniel DeMuyer.
“Kjo që po ndodh është e frikshme, ky është një vend shumë i bukur , por motit asnjëherë nuk i dihet, kjo na shqetëson shumë“, tha Ryder Mosby.
Ekspertët thonë se frekuenca dhe intensiteti në rritje i stuhive të tilla, të ndërthurura me periudha të thata ekstreme, janë simptoma të ndryshimit të klimës, duke paraqitur sfida më të mëdha për menaxhimin e furnizimeve të çmuara me ujë të Kalifornisë.
Tashmë një pjesë e konsiderueshme e territorit është prekur nga përmbytjet.