Stuhi e frikshme në Itali, rrugët në Avellino kthehen në lumenj të vrullshëm

Stuhi e frikshme në Itali, rrugët në Avellino kthehen në lumenj të vrullshëm

Italia po përballet prej disa ditësh stuhi dhe mot të keq. Në zonat më qendrore të vednit vërehen reshje intensive, ndërsa në jug fenomenet janë edhe më të rrezikshme duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

Në Caserta të paktën dy persona rezultojnë të zhdukur, një nënë dhe djali i saj, ndërsa në Avellino rrugët janë përmbytur totalisht duke u kthyer në “lumenj të vrullshëm”.

Reshjet intensive vijuan dhe pasditen e vonë të së martës, 27 gusht, ku pati përmbytje masive në disa komuna në provincën e Avellinos. Një sasi e madhe shiu ra në një kohë të shkurtër duke krijuar shumë problematika.

Shqetësuese shfaqet situata në qytezën e Baianos, ku rruga qendrore Via Libertà u mbush me ujë dhe baltë, duke bllokuar shoferët. U desh ndihma e zjarrfikësve për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, në Mugnano del Cardinale, pak kilometra nga Baiano, rruga kryesore e fshatit u kthye në lumë të furishëm, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

MARKETING