Studimi: Yamal, lojtari më i urryer në Spanjë!
Anësori i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal, është futbollisti që shënjestrohet më shpesh nga urrejtja në mediat sociale në Spanjë, sipas raportit të fundit nga Observatori Spanjoll mbi Racizmin dhe Ksenofobinë, i cituar nga El País.
Sipas analizës, sulmet raciste ndodhin çdo ditë, duke arritur kulmin gjatë ngjarjeve të futbollit. Lojtari 18-vjeçar spanjoll është më i prekuri, duke qenë shënjestra e 60% të të gjitha fyerjeve online, përcjell GazetaBlic Sport.
Yamal nuk është i vetmi që mban peshën e urrejtjes online. Raporti zbulon se edhe yje të tjerë të futbollit botëror janë shënjestra të rregullta. Lista e lojtarëve më të abuzuar përfshin:
Vinicius Junior (Real Madrid) – 29%
Kylian Mbappe (Real Madrid) – 3%
Nico dhe Inaki Williams (Athletic Bilbao), Alejandro Balde (Barcelona) dhe Brahim Diaz (Real Madrid) – gjithsej 2%.
/GazetaBlic Sport

