Studentët në takim me ministrin Osmani në MPJ

Studentët në takim me ministrin Osmani në MPJ

Prioritetet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit me OSBE-në, çka do të thotë agjenda aktive diplomatike e vitit 2023 për vendin, por edhe ajo që është në fokus të të rinjve kur bëhet fjalë për të ardhmen, ishin temat e bisedës në takimin e sotëm të Kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me studentët, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

 

“Të rinj të angazhuar me interes për marrëdhëniet ndërkombëtare, kjo është përshtypja ime për studentët që vizituan sot Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më bëri përshtypje dëshira e tyre për të mësuar dhe pyetjet e tyre të zgjedhura mirë dhe shpresoj se kjo përvojë do t’i frymëzojë ata që të ndjekin karrierën në diplomaci.
Ministria e Punëve të Jashtme është shtëpia ime e dytë dhe shpresoj që në të ardhmen të jetë një vend nga ku edhe ata do të fillojnë të ndërtohen profesionalisht. Këshilla ime për ta është ta përdorin fjalën me mençuri. Bëra një paralele me profesionet e mia, mund të them se në kirurgji bisturia është instrument, ndërsa në diplomaci fjala është instrument. Prandaj është shumë e rëndësishme ta mbajmë fjalën, sepse është mjeti ynë.
Me krenari them se jemi në rrugën e duhur dhe se me praninë tuaj sot këtu në Ministrinë e Punëve të Jashtme po tregojmë në veprim se përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse është shumë e rëndësishme për ne.
Kjo është në fakt edhe motoja jonë si Kryesues të OSBE-së “Fjala është për njerëzit”. ka shkruar Osmani në facebook.

 

MARKETING