Struga triumfon bindshëm ndaj Arsimit, Bashkimi mposht Rabotniçkin

Struga triumfon bindshëm ndaj Arsimit, Bashkimi mposht Rabotniçkin

Struga Trim Lum ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi sot triumfoi me rezultatin bindës 4:0 ndaj Arsimit të Çegranit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të elitës. Skuadra vendase dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke mos e vënë në dyshim asnjëherë rezultatin përfundimtar. Shabani u shqua me dy finalizime, ndërsa Maleski dhe Radeski shtuan nga një gol secili, duke i siguruar Strugës një tjetër triumf të rëndësishëm në luftën për kreun e tabelës.

Ndërkohë, fitore ka regjistruar edhe Bashkimi, i cili mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:1. Golat e fitores për Bashkimin u shënuan nga Jahja dhe Avornio, teksa golin e nderit për Rabotniçkin e realizoi Hoxha. /SHENJA/

MARKETING