Struga TL prezanton talentin 18 vjeçar
Hadis Tairi është futbollisti i rradhës që i bashkohet Strugës. Tairi është vetëm 18-vjeç, ndërsa i njëjti aktualisht është edhe kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë U18.
Palët kanë firmosur kontratë në afat prej katër vitesh.
Ai luan si mbrojtës i krahut të majtë, derisa te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e Ohrid Lihnidos. Ndryshe hapat e parë i kishte bërë te ekipi i Young Team në Strugë, për të vijuar më pas te Nju Stars në Shkup, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Veleshtës.