Struga TL nesër luan me Buduçnostin në Ligën e Konferencës

Struga TL nesër luan me Buduçnostin në Ligën e Konferencës

Struga Trim Lum pas eliminimit nga eliminatoret e Ligës së Kampionëve, nesër do të rikthehet të luaj në Ligën e Konferencës, aty ku për kundërshtarë në kuadër të xhiros së dytë do të ketë Buduçnostin nga Mali i Zi. Ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ndeshjen e parë të kësaj faze do të luajë nesër në Ohër, me Strugën që pretendon të merr rezultatin më të mirë të mundshëm në këtë përballje që të ia lehtësojë vetes për në ndeshjen e kthimit. Përballja ndërmjet Strugës dhe Buduçnostit do të zhvillohet të martën pasdite në stadiumin e qytetit të Ohrit, duke nisur nga ora 17:00, përderisa ndeshja kthyese ku vendoset kualifikimi për në raundin e tretë, zhvillohet pas një jave.

MARKETING