Struga sot luan ndeshjen historike në Çampions, përballet me Zhalgirisin

Struga Trim Lum sot pasdite luan ndeshjen historike dhe të parë në Ligën e Kampionëve, pasi në kaudër të eliminatoreve përballet me Zhalgirisin e Lituanisë. Të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro shihen gati për këtë sfidë debutuese dhe nga tabori tyre kanë paralajmëruar se do të japin më të mirë për të marrë rezultatin e dëshiruar. Ndeshja ndërmjet Zhalgirisit dhe Strugës luhet sot pasdite, duke nisur nga ora 18:00, përderisa takimi i kthimit ku do të vendoset edhe kualifikuesi për në raundin e dytë të këtij kompeticioni do të zhvillohet në Ohër me 18 korrik. Ndërkohë sonte gjithashtu luan edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, ku në Prishtinë pret Ludogoretsin e Bullgarisë, me ndeshjen që nis nga ora 20:45.