Struga – Shkupi hapin xhiron e 22-të në Ligën e Parë

Struga – Shkupi hapin xhiron e 22-të në Ligën e Parë

Struga dhe Shkupi do ta hapin xhiron e 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, raporton SHENJA. Ndeshja do të zhvillohet nesër nga ora 13:00. Struga në këtë përballje vjen pas barazimit pa gola ndaj Brerës, ndërsa Shkupi në xhiron e fundit u mposht nga Bashkimi me rezultatin 2:0. Xhiroja e 22-të vazhdon të dielën me përballjet Tikveshi – Pelisteri dhe Bashkimi – Makedonija Gjorçe Petrovi.

Të hënën në program janë ndeshjet Sileksi – Vardari dhe Shkëndija – Brera. Ndërkohë xhiroja mbyllet të martën me duelin Rabotniçki – Arsimi. /SHENJA/

 

MARKETING