Struga – Rabotniçki hapin xhiron e tretë në Ligën e Parë

Struga – Rabotniçki hapin xhiron e tretë në Ligën e Parë

Pas dy javëve të para interesante, Liga e Parë e Maqedonisë në futboll rikthehet këtë fundjavë me xhiron e tretë në program.

Java e tretë starton sot pasdite me përballjen ndërmjet Strugës dhe Rabotniçkit, që luhet nga ora 17:00, ndërsa në mbrëmje, nga ora 20:00, do të zhvillohet edhe dueli tjetër i ditës Vardari – Brera.

Të shtunën është paraparë një ndeshje e vetme, ajo ndërmjet Sileksit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa të dielën në program është dueli Shkëndija – Arsimi.

Xhiroja e tretë do të mbyllet të hënën me dy duele interesante si Bashkimi – Tikveshi dhe Pelisteri – Shkupi.

MARKETING