Struga pëson humbjen e parë, Brera triumfon bindshëm
Lideri i renditjes, Struga, ka pësuar humbjen e parë në kampionat, pasi u mposht sot nga Brera me rezultatin bindës 4:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të elitës së futbollit vendor. Për miqtë shënuan Naumçevski, Stojanov dhe dy herë Ncenge, ndërsa golat e Zenkut dhe Bojkut për vendasit patën vlerë vetëm statistikore. Në ndeshjen tjetër të javës, Rabotniçki dhe Makedonija Gjorçe Petrov ndanë pikët pas një barazimi pa gola. Xhiroja e 10-të vazhdon të dielën me duelin Sileksi – Pelisteri, ndërsa do të mbyllet të hënën me derbin e madh Shkëndija – Vardari, që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Tetovës. /SHENJA/

