Struga nis përgatitjet për sezonin e ri, zbulon listën e miqësoreve verore

Ish-kampioni i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim & Lum, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa ka publikuar edhe listën e ndeshjeve kontrolluese që do të zhvillojë gjatë verës.
MARKETING
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi ka planifikuar gjithsej gjashtë miqësore, të cilat synojnë të rikthejnë formën e ekipit para nisjes së sfidave zyrtare. Struga do të përballet me kundërshtarë nga kampionati vendor dhe nga rajoni, duke testuar kështu kapacitetet në nivel të ndryshëm konkurrues.
Kalendari i ndeshjeve miqësore:
-
7 korrik: Struga Trim & Lum – Ballkani (Kosovë)
-
12 korrik: Struga Trim & Lum – Pellister (Maqedonia e Veriut)
-
16 korrik: Struga Trim & Lum – Trayal Kruševac (Serbi)
Faza përgatitore do të vazhdojë me edhe tre përballje të tjera të planifikuara për periudhën 23 korrik – 1 gusht:
-
23-24 korrik (data e saktë pritet të konfirmohet): Struga Trim & Lum – Llapi (Kosovë)
-
27-28 korrik: Struga Trim & Lum – Skënderbeu (Shqipëri)
-
1 gusht: Struga Trim & Lum – GFK Ohrid (Maqedonia e Veriut)