Struga ndan rrugët me dyshen Neziri-Maliqi

Kampionët e vendit, Struga Trim Lum ka njoftuar se ka ndarë rrugët me dyshen Mexhit Neziri dhe Edis Maliqi. Neziri skuadrës strugane iu bashkua janarin e vitit 2023, kur erdhi nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa Maliqi pjesë e Strugës ishte për gati dy vite.
MARKETING
Nga klubi strugan gjithashtu njoftojnë se të dy futbollistëve u ka përfunduar marrëveshja, teksa e njëjta nuk u është vazhduar.
Kujtojmë që të dy futbollistët dhanë kontribut në fitimin e dy titujve kampion në elitën e futbollit vendor.