Struga ndan pikët me Pelisterin
Struga ka barazuar 1:1 me Pelisterin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në elitën e futbollit vendor. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët. Në minutën e 31-të, Vosha realizoi për 0:1, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Në pjesën e dytë reagoi Pelisteri, i cili arriti të barazojë në minutën e 73-të, kur Bullatoviq shfrytëzoi një pakujdesi në mbrojtjen e Strugës dhe siguroi një pikë për skuadrën e tij. Në ndeshjet e tjera, Vardari shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Bashkimit, duke u përforcuar në krye të tabelës. Golin e vetëm të takimit e realizoi Cvetkoviq në fund të pjesës së parë. Në vazhdim, Bashkimi tentoi të reagojë dhe krijoi disa raste për barazim, por mbrojtja e Vardarit qëndroi solide, ndërsa portieri vendas intervenoi në momentet kyçe për të ruajtur epërsinë. Megjithatë, sfida u njollos nga tensionet në minutat e fundit. Kartoni i kuq për Rexhep Muratin, pas protestave ndaj vendimit të gjyqtarit, ndezi situatën dhe shkaktoi përplasje verbale dhe fizike mes lojtarëve dhe stafeve teknike të të dy skuadrave. Situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së stafit organizativ dhe gjyqtarëve. /SHENJA/

