Struga ndal Vardarin, Rabotniçki mposht bindshëm Shkupin

Struga ndal Vardarin, Rabotniçki mposht bindshëm Shkupin

Struga ka ndërprerë serinë pozitive të Vardarit, pasi dy skuadrat barazuan 1:1 në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor. Vardari kaloi në epërsi në minutën e 13-të, kur Matiq realizoi me kokë për 0:1. Pas golit të pësuar, vendasit rritën intensitetin dhe kërkuan me ngulm golin e barazimit. Përpjekjet e tyre u konkretizuan në minutën e 82-të, kur Maleski dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1:1.

Në ndeshjen tjetër, Rabotniçki shënoi fitore të thellë 3:0 ndaj Shkupit, duke e thelluar krizën e kësaj të fundit. Golat për “Romantikët” u realizuan nga Manojllov, Muarem dhe Angellov. Ndërkohë, xhiroja e 20-të vazhdon me përballjet Arsimi – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Tikveshi – Sileksi, ndërsa do të mbyllet të hënën me takimin Shkëndija – Pelister. /SHENJA/

MARKETING