Struga ndahet me dy futbollist

Struga ndahet me dy futbollist

Struga Trim Lum ka konfirmon ndarjen me dy futbollistë, që ishin pjesë e suksesit më të madh në histori të tyre.

Miklovan Pere dhe Arbi Pengu, nuk do të jenë pjesë e kampionëve në të ardhmen.

Të dy futbollistëve në fjalë, ju ka skaduar kontrata dhe të njejtat nuk janë rinovuar.

Pere skuadrës së Strugës ju bashkua në qershorin e vitit 2021, kur erdhi nga ekipi i Dinamo Tiranës. Sezonin e fundit, Pere u paraqit në 23 ndeshje, ndërsa po aq ndeshje zhvilloi edhe në sezonin e tij të parë.

Sa i përket Pengut, ky i fundit te kampionët u transferua në shtator të vitit 2022 nga KF Pogradeci. 20-vjeçari Prengu këtë edicion, regjistroi vetëm dy paraqitje ndaj Akademia Pandevit dhe Bregallnicës. Struga Trim Lum ka falenderuar të dy futbollistët, duke ju uruar suksese në të ardhmen.

MARKETING