Struga mbush me gola Shkupin

Struga mbush me gola Shkupin

Struga dominoi në ndeshjen hapëse të xhiros së 22-të në elitën e futbollit vendor, duke mposhtur Shkupin me rezultat të thellë 5:0, raporton SHENJA.  Struganët diktuan ritmin e lojës që nga fillimi deri në fund, pa e vënë kurrë në diskutim fitoren. Golat për Strugën u realizuan nga Maleski, Shabani, Mazuluhis dhe Kampaore, i cili shënoi dy herë.

Xhiroja e 22-të vazhdon të dielën me përballjet Tikveshi – Pelisteri dhe Bashkimi – Makedonija Gjorçe Petrovi, ndërsa të hënën do të zhvillohen ndeshjet Sileksi – Vardari dhe Shkëndija – Brera. Xhiroja mbyllet të martën me duelin Rabotniçki – Arsimi. /SHENJA/

MARKETING