Struga fiton Shkupi, Arsimi merr tre pikë në kryeqytet
MARKETING
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e Strugës ka marrë fitore 3:0 përballë Shkupit, duke triumfuar me dy golat e Maleskit dhe një të Roçit.
MARKETING
Ndërkohë në duelin tjetër të luajtur në kryeqytet, Arsimi mori fitore minimale kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Çegrani e realizoi Jusufi në minutën e 28-të.
Arsimi pas kësaj fitore shkon në kuotën e 32 pikëve dhe mban pozitën e shtatë, teksa Struga është në vendin e tretë me 56 pikë të grumbulluara, duke qëndruar pas Shkëndijës dhe Vardarit. Xhiroja e radhës dhe e 27-të në elitë do të nis të shtunën me dy ndeshje, ndërsa të dielën nuk do të ketë futboll për shkak të festës.

