Struga fiton Rabotniçkin, Shkupi ndalet me barazim

Struga fiton Rabotniçkin, Shkupi ndalet me barazim

Struga Trim Lum rigjen rrugën e fitores, pasi sot mundi 1:0 Rabotniçkin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-ërt në elitën e futbollit vendor. Goli i cili vulosi fatin e takimit u shënua në minutën e 28-të kur Koçoski harkon bukur në zonë, teksa Maleski dërgon topin në rrjetë për fitore 1:0 të Strugës. Ndërkohë FC Shkupi ka ngecur në këtë xhiro, pasi që nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 me Akademia Pandevin.  Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 31-të kur gjeorgjiani Gagi shënon për epërsi 1:0, ndërsa në pjesën e dytë Velinovski barazoi shifrat në 1:1. Në ndeshjet tjera Makedonija Gjorçe Petrovi mundi 1:0 Tikveshin, ndërsa Sileksi mposhti Pobedën me shifrat 5:1. Ndërkohë xhiroja e 24-të në elitë kompletohet të dielën me takimin Skopje – Shkëndija i cili do të luhet nga ora 15:00. /SHENJA/

MARKETING