Struga fiton me përmbysje ndaj Arsimit në Gostivar

Skuadra e Strugës ka dal fituese me rezultat 2:1 në duelin përballë Arsimit në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Struganët morën triumf me përmbysje, pasi në pjesën e parë ishin në disavantazh me golin e pranuar nga Sikiru, teksa ekipi i Blendi Shkëmbit u rikthye në lojën me golat e Radeskit dhe Kampaores për fitore 2:1 dhe tre pikë në këtë duel.
Ndërkohë me të njejtat shifra, Vardari mori fitore ndaj Tikveshit në Kavadar. Xhiroja e dytë vazhdon të shtunën me dy ndeshje tjera si Makedonija Gjorçe Petrov që pret Shkëndijën e Tetovës, teksa Bashkimi do të jetë mysafirë i Rabotniçkit në kryeqytet.
Të dielën është paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje, me Shkupin që po përballet me probleme të vazhdueshme dhe ende nuk e ka përcaktuar stadiumin se ku do të pret skuadrën nga Kratova. Xhiroja e dytë në elitë mbyllet të hënën me duelin Brera – Pelisteri.