Struga fiton derbin me Shkupin

Struga fiton derbin me Shkupin

Derbi i xhiros së 22-të në elitën e futbollit vendor i ka takuar Struga Trim Lumit që triumfoi në shtëpi përballë Shkupit me rezultat 2:1. Struganët të dy golat i gjetën përmes penalltive, ku në pjesën e parë realizoi Bunjamin Shabani, ndërsa në fraksionin e dytë Besart Ibraimi. Shkupi golin e gjeti në shtesat përmes Alvarezit.

Ndërkohë, fitore ka marrë edhe Shkëndija në këtë xhiro kur në Tetovë mundi me rezultat 3:1 Rabotniçkin.

Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi triumfoi përballë Pobedës me shifra 3:0, Sileksi u mposht 2:1 nga Bregallnica, përderisa takimi Skopje – Makedonija Gjorçe Petrov u mbyll me barazim 1:1. SHENJA/

MARKETING