Struga fiton derbin e Liqenit, fitorja e katërt radhazi për kampionët

Struga fiton derbin e Liqenit, fitorja e katërt radhazi për kampionët

Struga Trim Lum ka mundur 1:0 Voska Sport në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në elitën e futbollit vendor. Skuadra e Shpëtim Duros vuajti sot përballë Voska Sport, por ia doli të merrte pikët maksimale, falë golit të Marjan Radeskit katër minuta përpara fundit, gol që solli triumfin e katërt radhazi në kampionat për Strugën. Falë këtij triumfi kampionët në fuqi janë ngjitur në pozitën e dytë me 15 pikë të tubuara, 1 më pak se Shkëndija e cila renditet e para me 16 pikë.

MARKETING