Struga do luajë në Evropë | Shtyhet ndeshja derbi ndaj Shkëndijës në kampionat

Struga do luajë në Evropë | Shtyhet ndeshja derbi ndaj Shkëndijës në kampionat

Shkëndija e Tetovës ka njoftuar se dueli i xhiros së dytë në elitën e futbollit vendor përballë Strugës i paraparë të luhet të dielën është shtyrë për datën 30 gusht. “Ndryshimi vjen me kërkesë të Strugës, shkaku i ndeshjes së tyre në raundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës. KF Shkëndija manifeston mirëkuptim dhe ka pranuar kërkesën, ndërsa Komisioni për Gara pranë FFM-së ka caktuar të mërkurën e 30 gushtit si termin të lirë për zhvillimin e ndeshjes Shkëndija-Struga”, thuhet në njoftimin e KF Shkëndijës. Kujtojmë që nesër Struga përballet me Hesperanxhe, në kuadër të raundit të tretë eliminator të Ligës së Konferencës.

MARKETING