Struga dhe Shkëndija e nisin me fitore sezonin e ri

Struga dhe Shkëndija e nisin me fitore sezonin e ri

Struga Trim Lum dhe Shkëndija e kanë nisur me fitore sezonin e ri në Logën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kampionët në fuqi triumfuan përballë Gostivarit me rezultat 2:0, ku dy golat e triumfit i shënuan Radeski dhe Jaroviq. Kuqezinjtë nga Tetova morën fitore minimale ndaj debutuesve të elitës, Voska Sport falë golit të Aganspahiçit. Ndërkohë Vardari e ka nisur me humbje aventurën e re në Ligën e Parë, pasi u mund në Strumicë nga Brera. Në ndeshjet tjera, Tikveshi mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me shifra 1:0, ndërsa Sileksi u mposht nga Bregallnica me rezultat 2:1. Ndeshja e vetme dhe e fundit të ksaj xhiroje zhvillohet nesër ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit, duke nisur nga ora 17:00.

MARKETING