Struga dhe Shkëndija e Haraçinës kualifikohen, eliminohet Bashkimi

Pasditja e kësaj të marte ka sjellur ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Haraçinës kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale, teksa Bashkimi i Kumanovës është eliminuar nga kjo garë, pasi u mund nga Sileksi me rezultat 2:1.
Struganët morën kualifikimin me shumë stil, duke mposhtur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat të thellë 5:0, teksa Shkëndija e Haraçinës falë golit të Arsim Lamallarit kundër Pelisterit do të vazhdojë rrugëtimin më tej në këtë kompeticion. Biletë për në raundin tjetër mori edhe Rabotniçki që përmes penalltive eliminoi Bregallnicën. /SHENJA/