Strehimi, ndotja dhe krimi – në dy vitet e fundit, mbi 500 mijë njerëz braktisën Kaliforninë

Strehimi, ndotja dhe krimi – në dy vitet e fundit, mbi 500 mijë njerëz braktisën Kaliforninë

Mbi 500 mijë njerëz më pak numëron shteti amerikan i Kalifornisë në dy vitet e fundit për shkak të rritjes së kostove të strehimit, qyteteve të mbipopulluara dhe krimit në rritje.

Midis prillit 2020 dhe korrikut 2022, numri i atyre që u larguan nga Kalifornia tejkaloi shifrat prej 700 mijë, raportoi The Los Angeles Times.

Sipas The Times, strehimi i papërballueshëm, kohët e gjata të udhëtimit, mbipopullimi, krimi dhe ndotja në zonat urbane – të cilat gjithashtu janë rrënuar nga të pastrehët – ishin arsyet kryesore që njerëzit u larguan, shkruan nypost.
Rritja e punësimit në distancë, e cila i lejon njerëzit të mos kenë nevojë të jetojnë pranë qyteteve të mëdha për punë, ishte gjithashtu një faktor në ndryshimin e popullsisë.
Midis korrikut 2021 dhe korrikut 2022, Kalifornia humbi afërsisht 211,000 njerëz sipas të dhënave nga Departamenti i Financave të Kalifornisë. Gjysma e tyre – 113,048 ishin vetëm nga Los Angeles County.

Shumë kalifornianë janë vendosur në shtetet fqinje si Nevada dhe Utah – kjo e fundit thuhet se i ka penguar të shpërngulen qytetarët nga Kalifornia.

Kjo e fundit ia ka kaluar me migrime edhe New Yorkut, shtetit tjetër me më së shumti qytetar të larguar.

Sidoqoftë, Kalifornia shtoi rreth 157,000 njerëz më shumë shkaku ‘nënës natyrë’ – ndryshimi në numër midis lindjeve dhe vdekjeve – sesa New Yorku.
Ndërkohë, Teksasi ka shtuar numrin e popullsisë me rreth 884 mijë njerëz dhe Florida u rrit me rreth 707 mijë njerëz në të njëjtën periudhë kohore.
Më shumë njujorkezë u shpërngulën në Florida në vitin 2022 se çdo vit tjetër në histori. /Telegrafi/

MARKETING