Stoltenberg: Kina mund të planifikojë të dërgojë armë në Rusi për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës

NATO ka identifikuar “shenja” se Kina po konsideron dhe mund të planifikojë të dërgojë armë në Rusi për të ndihmuar në luftën e saj në Ukrainë, sipas shefit të aleancës Jens Stoltenberg.
MARKETING
Shefi i NATO-s tha se Kina është anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një shkelje e Kartës së OKB-së .
“Parimi bazë i asaj karte është të respektohet integriteti i kombeve të tjera dhe të mos marshohet dhe të pushtohet një vend tjetër me qindra mijëra trupa dhe sigurisht, Kina nuk duhet të jetë pjesë e kësaj,” tha ai.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha javën e kaluar se Uashingtoni është i shqetësuar se Kina po shqyrton ofrimin e “mbështetje vdekjeprurëse” për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Pas një takimi me kryediplomatin e Kinës Wang Yi në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut të shtunën, Blinken tha: “Unë e paralajmërova Kinën kundër ofrimit të mbështetjes materiale për Rusinë”.