Stoltenberg kërkon 100 miliardë euro për pesë vjet për Ukrainën

Stoltenberg kërkon 100 miliardë euro për pesë vjet për Ukrainën

Ministrat e jashtëm të NATO-s filluan sot një takim dy ditor në Bruksel për të diskutuar, ndër të tjera edhe për propozimin për të krijuar një fond me një vlerë prej 100 miliardë eurosh për Ukrainën. Propozimi i shefit të aleancës Jens Stoltenberg u kërkoi atyre të garantonin furnizime afatgjata me armë për Kievin. NATO gjithashtu po diskuton mundësinë që një mision i aleancës të merrte më shumë kontroll mbi koordinimin e furnizimit me armë të Kievin nga një grup i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që e bën aktualisht.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg hapi takimin dy ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel ndërsa aleanca ka njoftuar se ai ka sugjeruar një plan pesë vjeçar për Ukrainën në vlerë prej 100 miliardë eurosh.

Para takimit, zoti Stoltenberg bëri thirrje që anëtarët e NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të shpejtojnë vendimarrjen për ndarjen e ndihmave ushtarake.

MARKETING