Stolteberg: Maqedonia e Veriut gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s

Stolteberg: Maqedonia e Veriut gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në video fjalimin e tij në Forumin e Mbrojtjes 2023, deklaroi se Maqedonia e Veriut kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive, ka vend dhe zë të barabartë në tryezën e NATO-s dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancë.
“Sot, Maqedonia e Veriut ka një vend në tryezën e NATO-s, një zë të barabartë në diskutimet tona dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s. Kohët e fundit, Maqedonia e Veriut është përballur me sulme hibride të qëllimshme dhe të vazhdueshme, duke përfshirë kërcënime me bomba dhe sulme kibernetike. Por ju nuk ishit vetëm. Ekspertët e NATO-s shkuan në Shkup për të shkëmbyer informacion dhe për të ofruar mbështetje teknike. Ky është një shembull konkret i përfitimeve të NATO-s.
Anëtarësimi gjithashtu ndihmon për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut stabilitetin që mbështet rritjen ekonomike dhe ndihmon në zgjerimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut gjithashtu rrit sigurinë e Aleancës sonë duke kontribuar me trupa në grupet tona luftarake në Bullgari, Letoni dhe Rumani dhe duke mbështetur misionet tona në Kosovë dhe Irak.
Ne jemi një familje e demokracive të përkushtuara për të mbrojtur njëri-tjetrin. Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.

MARKETING