Stojanovska për kërkesën e Apasievit: Nuk ka nevojë për dualizëm

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Qyetarëve nuk e ka pranuar propozimin e Dimitar Apasievit, rendi i ditës në seancën e sotme që të plotësohet me debatin mbikëqyrës për tragjedinë në Koçan. Shkak për mospranimin e këtij propozimi, siç theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska, është ajo që tashmë është duke u zhvilluar për debat për tragjedinë në Koçan që është parashtruar në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, por pritet të pëfundojë hetimi dhe të publikohet aktakuza e pastaj të debatohet në temën në Kuvend.
MARKETING
Propozimi është refuzuar me nëntë vota “kundër” dhe tre vota “pro”.
Ajo theksoi se askush nuk ka kundër të shqyrtohet kjo tragjedi në Kuvend, por konsideron se është humane dhe juridike të përfundohet me hetimin zyrtarisht, të shihet aktakuza e pastaj, siç tha, të kemi me të vërtetë çka këtu si deputetë të debatojmë në temën e tragjedisë në Koçan.
Kryetari i Komisionit të Përhershëm Mnketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve, Apasiev, në fillim të seancës së sotme, në rendin e ditës të së cilës përfshihet vetëm një pikë – Raporti vjetor i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024, kërkoi që ai të plotësohet me një pikë tjetër për debat mbikëqyrës mbi tragjedinë në Koçan, duke deklaruar se “nuk mund ta fshehim kokën në rërë si strucët, sepse kjo është një tragjedi me përmasa evropiane dhe madje globale dhe mendoj se është joserioze nga ana jonë si institucion ta lëmë këtë të kalojë pa, të paktën, një debat mbikëqyrës në Komisionin e Përhershëm Anketues”.
“Si Kuvend, besoj se mbetemi borxhlinj ndaj qytetarëve të Koçanit, sepse nuk mbajtëm asnjë seancë, as përkujtimore, nuk mbajtëm komision të posaçëm hetimor, as debat mbikëqyrës… dhe nga këtu, kjo do të thotë mbetet, dhe kjo është një iniciativë nga një anëtar i organit amë, për të arritur në një debat përfundimtar”, tha Apasiev.
Përveç procedurës ligjore, Apasievi theksoi se janë të detyruar t’u japin edhe një kualifikim politik ngjarjeve, domethënë të shohin se kush në vitet e kaluara, jo vetëm nga qeveria aktuale, por edhe nga ajo e mëparshme, ka gabuar.