Stojançe Angelov: “Nëse shihni ndonjë piroman që shkakton zjarr lajmëroni menjëherë”!

Stojançe Angelov: “Nëse shihni ndonjë piroman që shkakton zjarr lajmëroni menjëherë”!

Zjarret kanë nisur të shpeshtohen sërish pas rritjes së temperaturave. Aktualisht ka pesë zjarre aktive në vend dhe ato mun të shtohen nëse qytetarët nuk tregone të kujdesshëm për të mos nisur zjarre. “Nëse shihni diçka të dyshimtë lajmëroni menjëherë”, është apeli i drejtorit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov.

Stojançe Angellov, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave

 

“Situata me zjarret në ambiente të hapura po rëndohet sërish dhe për këtë arsye u bëj apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos shkaktojnë zjarr dhe nëse vërejnë sjellje të dyshimta të lajmërojnë menjëherë në numrin 112 ose te ndonjë mik, i njohur apo shok që Informatat do t’ia përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

MARKETING