Stoilkoviq, Mucunski dhe Nikolloski takim me Bërnabiqin: Lidhja RMV-Serbi më e fortë dhe e përhershme
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pritur sot një delegacion nga qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Ata konkluduan se do të fokusohen në realizimin e projekteve dhe nismave specifike me synim integrimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat, sipas tyre, do të ndihmojnë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut përbëhej nga zëvendëskryeministri dhe ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timco Mucunski.
Bërnabiq tha se Maqedonia e Veriut gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen dhe partneritetin e sinqertë nga Serbia.