Stërvitjet e përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi, reagon Ukraina: Të mjaftueshme për të na kërcënuar

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi, reagon Ukraina: Të mjaftueshme për të na kërcënuar

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Rusisë me Bjellorusinë, Ukraina e ka quajtur “një maskë” dhe të mjaftueshme për ti kërcënuar.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në deklaratën e ditës së sotme është shprehur se: “Ekziston një rrezik i lartë i sulmeve të mëtejshme ajrore dhe raketore ruse mbi objektet në të gjithë Ukrainën”.

“Më 16 janar, pranë kufirit me Ukrainën, filloi një fluturim i përbashkët dhe trajnim taktik i njësive të aviacionit të Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë dhe Rusisë, të cilat janë pjesë e një grupimi rajonal të trupave që përfshijnë avionë luftarakë të dy vendeve. Kështu, nën maskën e stërvitjes së përbashkët, armiku ka forcuar grupin e aviacionit luftarak në Bjellorusi. Në funksion të kësaj, kërcënimi i sulmeve raketore dhe ajrore nga hapësira ajrore e Bjellorusisë po rritet”, është shtuar më tej.

Kievi ka paralajmëruar prej kohësh se Rusia mund të tentojë edhe një herë një pushtim të Ukrainës nga Bjellorusia.

 

 

Stërvitjet ushtarake në Bjellorusi ishin “të mjaftueshme për të kërcënuar Ukrainën” dhe Kievi “po monitoronte nga afër se çfarë po transferohej nga Rusia në territorin e Bjellorusisë”, ka thënë në dhjetor Serhii Naev, komandanti i Forcave të Bashkuara të Forcave të Armatosura të Ukrainës. 20.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi se Minsk dhe Moska po planifikonin të zhvillonin stërvitje të përbashkëta aviacioni nga 16 janari deri më 1 shkurt.

MARKETING