Stefkovski: Mafia urbane “nuk kalon” në Komunën e Gazi Babës!

Stefkovski: Mafia urbane “nuk kalon” në Komunën e Gazi Babës!

Inspektorët e Komunës së Gazi Babës të ndihmuar nga MPB-ja kanë rrënuar një objekt afarist të ndërtuar ilegalisht në vendbanimin Injikovë.  Përveç shërbimeve inspektuese, në rrënim ka marrë pjesë personalisht kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, i cili tha se askush nuk është mbi ligjin.

“Nuk do të lejoj që mafia urbane të kalojë nëpër komunën e Gazi Babës. Kompromis me zbatimin e Ligjit, as kam bërë dhe as do të bëj. Qytetarët të respektojnë Ligjet që të mos kemi situata të tilla të pakëndshme. Nuk do të ndalemi këtu”, tha Stefkovski.

Ndërtimi i këtij objekti afarist është pikasur nga shërbimet inspektuese të Komunës së Gazi Babës në fillim të muajit gusht, gjatë së cilës është shqiptuar masa për mbylljen e kantierit, të cilin personi nuk e ka respektuar dhe ka vazhduar ndërtimin. Sipas përcaktimeve ligjore, shërbimet morën vendim për rrënimin e objektit. /SHENJA/

MARKETING