Stadiumi i Shkupit pa kushte! Shkupi dhe Vardari do të luajnë në Strumicë

Ndeshja e xhiros së 4-t në sezonin e ri të Ligës së Parë ndërmjet Shkupit dhe Vardarit do të zhvillohet në Strumicë, të premten nga ora 16:30. Kjo është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.
“Komisioni i garave në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë informon opinionin publik se ndeshja e xhiros së 4-të në Ligën e Parë mes ekipeve FC Shkupi dhe FK Vardar do të zhvillohet më 29 gusht (e premte) në stadiumin ‘Mladost’ në Strumicë, me fillim nga ora 16:30”,thuhet në njoftimin e FFM-së.