“Sportbladet”: Suedia po tallet nga të gjitha vendet fqinje

Në Suedi e kanë përjetuar rëndë humbjen 2:0 nga Kosova.
Gazeta e njohur “Sportbladet” ka shkruar se Suedia po tallet nga të gjitha vendet fqinje.
Kjo gazetë ka paraqitur disa prej shkrimeve të mediave në vende si Norvegjia, Danimarka e Finlanda. Madje “Sportbladet” shkruan se Suedia po tallet nga e gjithë bota.
“Fiasko e madhe. Atmosferë funerali në Suedi”, ka shkruar “Ilta-Sanomat” e Finlandës.
“Shuplakë në fytyrë për Suedinë në kualifikimet për Botëror”, ka shkraur NTB e Norvegjisë.
“Jon Dahl dhe Suedia janë turpëruar nga Kosova”, ka shkruar “Ekstrabladet” e Danimarkës.
“Një brengë e madhe për Suedinë është që nuk ishte fitore me fat e Kosovës”, ka shkruan “Iltalehti” e Finlandës.
Janë paraqitur edhe disa prej titujve të mediave të fuqishme botërore. Në Angli i kanë kushtuar rëndësi kthimit të Alexander Isakut në fushë.